Vendimi – Drogë e prostitucion, dënohet në Itali shqiptari i “Cosa Nostra”

Dhjetë anëtarë të organizatës mafioze “Cosa Nostra” janë dënuar nga gjykata e Caltanissetta në Itali, midis të cilëve edhe një shqiptar. Përveç trafikut të drogës, të akuzuarit janë përfshirë edhe në grabitje, teksa kishin ngritur edhe një rrjet prostitucioni. Shqiptari i dënuar është Elis Deda, 34-vjeç. Sipas mediave italiane, ai është dënuar me 6 vite burg, ndërsa dënimet për të tjetër nisin nga 4 vite burg deri në 20 vite. Sipas hetimeve, ata kryenin trafikun e drogës midis Caltanissetta dhe San Cataldo. Hetimet ndaj tyre janë kryer në kuadër të operacioni të quajtur “Kalyroon”, ndërsa nën akuzë janë edhe 12 persona të tjerë, procesi gjyqësor ndaj të cilëve vazhdon normalisht. Arrestimet e tyre u bënë në mars të vitit të shkuar.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI ,FURNIZONTE ME KOKAINE NJE ZONE TE TERE NE ITALI
Artikulli tjetërDEKRIMINALIZIMI,KUVENDI:ASNJE ZYRTAR NUK REZULTON I DENUAR