Drogë në ‘Audi A3’, arrestohen tre të rinj

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Elvis Liçi, 26 vjeç, Ronaldo Beqiri, 19 vjeç, dhe Domeniko Mama, 24 vjeç, të tre banues në Elbasan. Sipas uniformave blu, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET KIRURGU FREDERIK SHIROKA TARTARI: VEPRA, EKSPERIENCË E VYER
Artikulli tjetërRISIA E FUNDIT E INSAGRAMIT