Policia angleze ka evidentuar një dron në aeroportin e Heathrow dhe ka pezull menjëherë fluturimet nga Londra.

Sipas mediave britanike, policia ka marrë të gjitha masat për shkak të cënimit të sigurisë së pasagjerëve në aeroport si dhe është hapur një hetim lidhur me këtë çështje.

Ka qenë zëdhënësja e policisë e cila ka sqaruar situatën duke i kërkuar falje udhëtarëve për pezullimin si dhe për shqetësimin e krijuar.

Ndërkohë uljet në aeroportin Heathrow vazhdojnë normalisht. Heathroë është aeroporti më i madh anglez dhe i treti më i madh në gjithë botën.

Fluturimet në këtë aeroport janë çdo 30 sekonda ose 1 minutë.

Nuk është rasti i parë i një droni në aeroportet angleze, kur një muaj më parë në aeroportin e Gatwick policia pezulloi fluturimet për të njëjtin shkak.

Artikulli paraprak2019 VITI I NATO-S NË KOSOVË, RAMA: TË SHNDËRROHET NË NJË MOMENT KULMOR
Artikulli tjetërBANORËT E ASTIRIT MARSHOJNË DREJT SHTËPISË SË RAMËS NË SURREL