Një i ri shqiptar, Armand Qorri, ka gjetur vdekjen në Dubai.

Ai jetonte dhe punonte në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pasioni i tij më i madh rezultoi fatal për jetën e tij. Armandi, ka gjetur vdekjen pikërisht gjatë hedhjes me parashutë, ditën e djeshme. 28 vjeçari nga Vlora, jetonte në Dubai me familjen e tij, dhe gjatë hedhjes me parashutë, humbi kontrollin e ra në një zonë malore. Nga rënia, i riu, u përplas me kokë në shkëmb dhe ka gjetur vdekjen tragjikisht. 

Artikulli paraprakFLUTURIMI I FUNDIT I HELIKOPTERIT, MBI SHKODËR!
Artikulli tjetërSHESHELI SOT NË KOSOVË, SELIMI: NËSE KALON KUFIRIN, E ARRESTOJMË