Dita e sotme është dita vendimtare pas një fushate të ndezur elektorale për të mësuar se cili do të drejtojë institucionin qeverisës të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Në orën 9.00 në Hotel Adriatik, në Durrës, zhvillon punimet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë garë që pritet të jetë shumë e fortë dy janë rivalët krysorë Armand Duka e Bashkim Fino. Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, duke u bazuar sipas tij në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij.

Nga ana tjetër sfidanti kryesor Bashkim Fino, një emër me mjaft peshë në arenën politike shqiptare, premton ndryshimin pas akuzave të forta ndaj drejtimit aktual dhe publikimit të shumë skandale financiare e shkeljeve ligjore nga ana e Dukës. Në garë është edhe Shpëtim Hala, ish-gjyqtar, edhe pse me një kandidaturë që nuk ka patur rezonancë të fortë mediatike. Gara pritet të jetë shumë e fortë, pasi ende shumë klube të futbollit janë në pronësi të bashkive, që në shumicën e tyre janë të majta. Në këto bazohet kandidati Fino për të përmbysur hegjemoninë e Dukës.

Ky I fundit po përdor gjithë aparatin e FSHF-së si dhe lidhjet që ka krijuar gjithë këto vite në krye të federatës për të mbajtur postin edhe për katër vite të tjerë.

Artikulli paraprakGJERMANËT KAPIN KANABIS 3 SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërMBYLLET MARRËVESHJA. ME 13 PRILL, FLUTURIMI I PARË DIREKT TIRANË-TEL AVIV