Armand Duka i kthehet diskutimit rreth së ardhmes së trajnerit Gianni De Biasi.

Gjatë një interviste për italianen Sky Sports, kreu i FSHF-së deklaroi se në rast të një oferte joshëse, nuk do ti krijojë pengesa teknikut. “Përpara Europianit ramë dakord që të mos mendonim ose të flisnim për të ardhmen. Po zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. Trajnerit i thashë prej fillimit, se në rast të një oferte joshëse për karrierën e tij, do ta linim të lirë të largohej”. Presidenti Duka foli edhe për ecurinë dhe ambiciet e Kombëtares në Euro 2016. “Pas humbjes në debutim me Zvicrën, ndeshja ndaj Francës është mjaft e rëndësishme për ne. Do të japim gjithçka. Është një kundërshtar mjaft i fort, por shpresojmë të paraqitemi mirë. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nëse marrim rezultat pozitiv, shumë mirë. Por, edhe nëse nuk e kalojmë grupin jemi të kënaqur me pjesëmarrjen”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBYROJA RRËZON KËKESËN E PD-së PËR PËRJASHTIMIN E RAMËS NGA KUVENDI
Artikulli tjetër“EURO 2016”, DE BIASI DHE AGOLLI NË KONFERENCË PËR SHTYP PARA NDESHJES ME FRANCËS