Një karburant në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Durrës është grabitur gjatë orëve të natës.

Tre persona të maskuar kanë shkuar tek pika e karburantit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, duke grabitur paratë e xhiros. Ata dyshohet se kanë grabitur një shumë prej rreth 200 000 lekësh dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët. Ende nuk dihet asgjë për identitetin e tyre.

“Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme tip pistoletë, i kanë marrë xhiron ditore, rojeve të një karburanti, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 -200 000 lekë”, sqaron policia. Autorët janë larguar me një mjet tip Ford. Policia me të marrë njoftim shkoi menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakCUTILLO QETËSON “CALL CENTER”: SKA MBYLLJE
Artikulli tjetërSEANCA DËGJIMORE – TAHIRI NË KOMISIONIN PËR PAJISJEN E PËRGJIMIT: PYESNI PROKURORINË