Dy adoleshente kanë përfunduar në hetim nga policia, pasi kanë inskenuar një grabitje. për ta bërë më të besueshme ngjarjen, ato kanë goditur njëra-tjetrën.

Por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi njëra prej tyre ka marrë plagë dhe ka përfunduar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Pas kësaj ngjarje, ka nisur dhe hetimi i policisë. Këta të fundit kanë zbardhur edhe detajet në lidhje me këtë situatë të çuditshme të krijuar mes dy vajzave.

Burimet zyrtare nga policia thanë se kanë nisur hetimin në gjendje të lirë për dy 17-vjeçaret me inicialet D. N., dhe A.M., shoqe me njëra-tjetrën.

Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi një ditë më parë rreth orës 23:50, në rrugën ‘Tefta Tashko’ për motive të dobëta, kanë bërë kallëzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit.

Për pasojë 14-vjeçarja me inicialet A. M., ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dosja ndaj dy adoleshenteve i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Artikulli paraprakVRASJA NE KINOSTUDIO,ZBARDHEN MOTIVET
Artikulli tjetërVETINGU PËR BESIM TREZHNJEVEN, 200 MLN LEKË PASURI E PAJUSTIFIKUAR