Dy aksidente janë shënuar sot në Kukës brenda pak minutash.

Aksidenti i parë u shënua në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec, te Ura e Shtrezës. Një makinë tip Opel ku udhëtonin katër pjesëtare të një familjeje në zonën e Shishtavecit, përfshi dhe një vajzë 3 vjeçe ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht nga përplasja e makinës të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas këtij aksidenti një tjetër u shënua në segmentin rrugor Kukës-Kalimash, në afërsi të Tunelit të Kalimashit.

Një motor u përplas me trafikndarësen. Mësohet se si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar drejtuesi i motorit një shtetas i Kosovës, me banim në Zvicër/ Ai po udhëtonte së bashku me vëllain e tij.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Kukësit, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve të para shkak i të dy aksidenteve ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit

Artikulli paraprakITALI, KATËR TRAFIKANTË SHQIPTARË KAPEN ME 1 KG KOKAINË E 4 KG MARIJUANË
Artikulli tjetërHARADINAJ KAFE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA NË DHËRMI