Tre persona mes te cilave dy gra kane mbetur te plagosur ne dy aksidente te ndodhura mesditen e kesaj te marte ne aksin rrugor Lezhe-Shkoder. Aksidenti i pare u regjistrua prane fshatit Balldre, ku u perplasen dy automjete e per pasoje mbeten te plagosura dy gra.
Pak minuta me vone nje tjeter aksident ndodhi ne afersi te fshatit Piraj, ku u demtua drejtuesi i nje motorçiklete. Te tre te plagosurit ne keto aksidente u derguan per ndihme mjekesore ne urgjencen e spitalit rajonal te Lezhes, nga ku mesohet se ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketyre dy aksidenteve nga ku u demtuan tre persona.