Dy aksidente jane shenuar gjate paradites se sotme ne rruget e Lezhes. I pari ndodhi ne kryqezimin e Blinishtit rreth ores 8 ku dy automjete u perpalsen njeri me tjetrin duke mbetur te plagosur tre shtetas. Sipas burimeve ne vendgjarje mesohet se shkak eshte bere parakalimi i gabuar e njerit nga automjetet. Nderkohe nje tjeter aksident ka ndodhur tek kryqëzimi i Shënkollit ne Lezhe.

Një makinë është përplasur me një motor, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndohet jashte rrezikut per jeten. Mesohet se drejtuesi i motorcikletes shtetasin F.D.banues në Fushë Krujë,ka marre demtime te renda ku ka patur thyrje te njeres kembe. Sipas burimeve mesohet se ka qene derjtuesi i motorcikletes ai qe ka goditur nga pas mjetin.

Policia ka shoqeruar drejtuesit e mjetit tij tip Ford shtetas A.M, per ta marre ne pyetje ne lidhje me shkaqet e ketij aksidenti. Ne autostraden Lezhe-Lac, pati nje trafik te renduar si shkak i aksidentit te ndodhur. Grupi hetimor ne vendngjarje vazhdon veprimet hetimore per zbardhjen e plotë te rrethanave te te dyja aksidenteve.

Artikulli paraprakKOSMAÇ, BANORËT-OSHEE-së: MERRNI MASA PËR RRJETIN ELEKTRIK
Artikulli tjetërRAMA ZBRET NË FUSHË, FJALËT QË U THA KUQEZINJVE PARA NDESHJES ME ISLANDËN