Dy burra, që kanë qenë duke punuar për riparimin e çatisë së shtëpisë së tyre, kanë rënë nga lartësia dhe kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, Burrel. Sipas Policisë Vendore, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Më datë 19. 07. 2018, në orën 14:30, në lagjen “Pjetër Budi”, Burrel, duke punuar, për të rregulluar çatinë e banesës së tij,

kanë rrëshqitur shtetasit B. R., dhe E. R., vjeç 50 e 54, banues Burrel e Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Artikulli paraprakSULM ME THIKË NË GJERMANI, 15 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërPACIENTI ME KANCER VRET VETEN, PËRMBARUESIT DO TA NXIRRNIN NGA SHTËPIA