2 ditë para vendimit të gjykatës së Apelit që do të caktojë se kujt do t’i përkasë vula e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, ky i fundit ka sulmuar drejtësinë. Në një takim sot me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, Berisha tha se drejtësia është segment i Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se kontrollohen nga Edi Rama.

‘Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet kanë shndërruar drejtësinë në degë të PS-së, një drejtori të ekzekutivit të saj. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij ti sanksionohet në një proces gjyqësor kur ai kërkon. Së pari do ti duhen 10-15 vite për tu gjykuar, duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin dhe pastaj aty fiton ai që paguan më shumë. Kurrë ndonjëherë përveç diktakturës hoxhiste, drejtësia nuk ka qenë nën një kontroll të tillë. Ju e patë Gjykatën Kushtetuese. Qëndruam 4 vite pa gjykatë, tani që është plotësuar merr vendimet më antikushtetuese, më antiligjore në tërë historinë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese para kësaj, nuk është se nuk kishte të meta e defekte, por tre mandate të qeveritarëve të lartë që kishin përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë, ua hoqi pa koment, duke patur edhe funksione e lidhje të forta, por diktimi i Kushtetutës ishte i atillë që nuk lejonte vendim tjetër. Kurse kjo gjykatë, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi veten e saj dhe Kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë dhe kunatën investitor strategjik, por që mbrohet për korrupsionin e saj nga Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese.’- tha Berisha. Në mungesë të besimit te drejtësia, Berisha ka një mesazh të koduar për të, dhe një paralajmërim për Ramën, i cili sipas ish kryeministrit po ndërhyn për fatin e vulës së PD.

‘Aty ku nuk ka drejtësi ka vetëgjyqësi. Rama po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë. Por unë i them, se absolutisht ndaj çdo vendimi tënd, faturën do e paguash vetëm ti si kryeministër, si krim-ministër.’- tha Berisha. Teksa ora po afron edhe për protestën e thirrur në të njëjtën ditë, Berisha 3 marsin e quan ditë të veçantë të revolucionit.

“3 marsi ditë e veçantë, koha ka ardhur për mos-bindjen civile’- u shpreh Berisha.

Përgjatë takimit me demokratët, Berisha ripërsëriti qëndrimin për cështjen Mcgonigal, duke thënë se historia e Ramës me ish agjentin e FBI është histori kriminale para së cilës opozita do të vijojë të reagojë.

Artikulli paraprakNJË TJETËR QYTET NË SHQIPËRI LËKUNDET NGA TËRMETI, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërORIGJINA E VIRUSIT MBETET ENDE MISTER DHE TRE VJET PAS PANDEMISË