Dy shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjec janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane me rreth 3 kg e gjysëm kokainë.

Ata janë ndaluar gjatë një kontrolli rrugor në territorin e provincës së Xhenovas.

Në automjetin me të cilën po udhëtonin tip Fiat Doblo janë gjetur të fshehura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kg e gjysëm.

Pas kontrollit në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe rreth 50 gramë të tjera kokainë si dhe instrumente për konfeksionimin e saj.

Të dy shqiptarët kanë precedent penal e shtetasi Meti Lika kishte marrë më parë urdhërin e dëbimit nga territori italian deri më vitin 2022.

Dy shqiptarët ndodhen në burgun Marassi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Artikulli paraprakLEZHË, BESIMTARET MYSLIMANË FESTOJNË FITER BAJRAMIN
Artikulli tjetërDY SHOKË SAJUAN ATENTATIN PËR TË PËRFITUAR AZIL