Dy shqiptarë të moshës 39 dhe 40 vjeç janë arrestuar Chania të Kretës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet u arrestuan gjatë një operacioni, ku iu sekuestruan 7.6 kg kanabis, të paketuara në 7 pako.

Siç raportojnë mediat helene, pas kontrolleve në shtëpinë e 40-vjeçarit, policia i gjeti edhe 1150 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm.

Po ashtu u sekuestruan edhe një makinë dhe dy motorë, si mjete transporti të drogës.

Artikulli paraprakANALIZOHEN GRUPET KRIMINALE TË NGJASHME ME RINASIN. DERI TANI KA VETËM TË DYSHUAR
Artikulli tjetërVJEDH MAKINËN DHE ÇANTA LUKSOZE,KAPET NGA POLICIA