Mbrëmjen e së enjtes, gazetari i njohur, Ilir Kadia, i cili ka qenë edhe gazetar i medias ndërkombëtare BBC, ka qenë i ftuar në një ndeshje boksi, të organizuar mundësi shqiptar Elis Guri. Në këtë ndeshje boksi ndesheshin një shqiptar dhe një grek, por për gazetarin ishte si të ndesheshin Shqipëria dhe Greqia. Ai përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka përcjell te ndjekësit e tij, emocionet e kësaj përpalljeje ku shkruan:

“Gjak shqiptaro-grek në ring!Elis Guri kampioni i botës në mundje ish organizatori i një nate boksi të vërtetë mbrëmë. U bënë 9 ndeshje por e fundit ish qershia mbi tortë! Qershi e gjakosur! Boksierët ishin njëri shqiptar dhe tjetri grek! Sa filloi boksimi i tyre befas arbitri ndërpreu ndeshjen. Të ty boksierët kishin marrë plagë! Apo kishin gërvishur plagët e vjetra?! Yni mbrapa veshit, fqinji në vetull. I mjekuan dhe grushtimi rifilloi sërish! Ata nuk i kursyen grushtat në fytyrat e njëri tjetrit! Unë komentoja në trurin tim!

“Na për Vorio-Epirin!” Na për varret në Kosinë! “ “Na për punën që ma vodhe! “ “Na për bukën që ma shkele! “ Na për….! “ Gjaku spërkaste tapetin. Greku sulej si dem! Shqiptari godiste si kobër! Tifozet thërrisnin Shqipëri-Shqipëri! Nga çasti në çast dukej sikur njëri befas do binte nokaut nga grushti i tjetrit! Ose të dy menjeherë! Ashtu si i morën plagët në fillim. Kur të binte gongu në fund unë mendova jo arbitër por ushtri t’i ndante nuk do kish! Ata do vazhdonin dhe bile në ndihmë të shqiptarit do futeshin në ring tifozët e do bënin grekun copë! Mirëpo gongu ra dhe në çast boksierët nga grushtat rrebesh kaluan në përqafim! Gjaku në trupat e zhveshur u përzje, u bë një! Kush fitoi?! Fitoi yni me pikë. Por e njëjta ndeshje po të luhej në Athinë do ta fitonte greku!

Me pikë! Gjakun, shqiptar dhe grek, ashtu e derdhën në tapet… pikë pikë! Kur dola nga pallati sportit kërkoja me sy ta falenderoja Florend Kalivopullin, Presidentin e Federatës Shqiptare së Boksit, për ftesën. Ai do ish më i kënaquri nga të gjithë. Në rrembat e tij gjaku nga babai është grek, nga nëna shqiptar!” 

“Nata e Boksit” ishte një event i veçantë me sfida sportive dhe spektaklit me performancën e këngëtarëve më në zë të momentit, aktorëve, humoristëve dhe figurave të mirënjohura të sportit dhe artit. Gold Arena është një event unik në Shqipëri, i pari i llojit të tij, që organizohet me anë të një kombinimi që shkrin marketingun me sportin. ky aktivitet kishte si synim promovimin, me anë të modeleve të suksesit, i sportistëve, disiplinave të ndryshme, si dhe edukimi i brezave të rinj duke i orientuar drejt aktiviteteve të kësaj natyre, për të zhvilluar një jetë më të shëndetshme dhe aktive.

Artikulli paraprakI “FUNDOSUR” NGA MBIFATURIMET E OSHEE!
Artikulli tjetër40 HADITHE ME NGA DY POROSI