Dy të akuzuar për ekzekutimin e shqiptarit

Dy shqiptarë janë akuzuar nga Prokuroria gjermane për vrasjen e Kujtim Prengës në Visselhövede të Gjermanisë, në Janar të këtij viti. Prokuroria dyshon se akti krinal është një “vrasje nderi”, që lidhet me një ngjarje të ndodhur më 30 dhjetori 2011 në Kamzë, kur Prenga, gjatë detyrës si badigard, qëlloi për vdekje një person me një armë zjarri që e kishte me leje. Për këtë, ai është dënuar në Shqipëri dhe pasi shleu dënimin në vitin 2016, u largua për të jetuar në Gjermani. Autorët, një 24-vjeçar dhe një 23-vjeçar, lëviznin me një motor, kur bënë atentatin. 23-vjeçari, i arrestuar në Prill në Gjermani, dyshohet se ishte shoferi i motoçikletës, ndërsa 24-vjeçari i arrestuar në Amsterdam të Holandës disa ditë më pas, akuzohet se shkrepi këmzën. Mësohet se prokuroria gjermane ka nisur edhe bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare për të marrë në dorëzim hetimet lidhur me rastin e vrasjes në Kamzë dhe materiale të tjera të vlershme që i shërbejnë krimit në Gjermani.

Artikulli paraprakPOLICIA KONTROLLE NE RRUGET E SHKODRES
Artikulli tjetërSPANJA, 5 DITË KOHË KATALONJËS,MË PAS NDËRHYN QEVERIA QENDRORE