Prej mbrëmjes së djeshme, policia e Vlorës është në kërkim të dy turistëve belgë të cilët kanë humbur pa gjurmë ndërsa shëtisnin.

Turistët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, mësohet se janë mbi moshën 55 vjeç.

Të paktën prej 12 orësh nuk ka asnjë lajm prej tyre.

Ata kanë humbur në malin e Llogarasë dhe të Dhërmiut.

Në ndihmë të policisë janë vendosur edhe banorët e zonave, pasi së fundmi turistët u shikuan duke shëtitur në fshatin Ilias.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 19 PRILL
Artikulli tjetërE PADËGJUAR, BURRI PRET GISHTIN PASI VOTOI PARTINË E GABUAR