Dy vëllezër adoleshentë plagosin 23-vjeçarin

 

Plagoset një 23-vjeçar në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me dy vëllezër adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 10:00 në Shënavlash, tek tregu i makinave, ku i pagosur ka mbetur shtetasi B.L. 23 vjeç, banues në Sallmone të Shijakut. Policia thotë se i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është bërë e mundur kapja e dy autorëve, që janë dy vëllezër 15 dhe 17-vjeçarë. “Policia e Durrësit me të marrë njoftim ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, pyetjen e dëshmitarëve me qëllim zbulimin e autorëve. Efektivet e Policisë, në sajë të angazhimit maksimal dhe veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit E. C. 17 vjeç dhe A.C. 15 vjeç, banues në Durrës. Autorët e dyshuar janë vëllezër me njëri-tjetrin. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti i kryerjes së veprës penale, thika”, bëjnë të ditur blutë e Durrësit.

Artikulli paraprakVIDHTE MISH ME MAKINË TË VJEDHUR,KAPET NGA POLICIA
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI QË KËRKOHEJ NË TË GJITHË EUROPËN