Dy vëllezër kapen me drogë në Delvinë

Dy vëllezër janë vënë në pranga në Delvinë, pasi u është gjetur një sasi droge kanabis sativa në shtëpinë e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e Helidon Shabani, 25 vjeç dhe Florenc Shabani, 23 vjeç, të dy banues në Shijan, Delvinë, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u përket dy vëllezërve. Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për akuzën e “Prodhimi dhe shitja narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakDY SHQIPTAR DHE NJË GREK KAPEN ME 44 KG KANABIS
Artikulli tjetërPRANGOSET ISH-DREJTORI I AEROPORTIT TË KUKËSIT, KANDIDAT PËR DEPUTET