Në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima nga moti i keq në vend duke e çuar në 4 bilancin.

Në qarkun e Korçës, në Pogradec një person është gjetur i ngrirë në dëborë në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç, ai dyshohet se ishte i dehur, ndërsa u gjet i pajetë në dëborë.

Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer. Banorët kanë deklaruar se kafsha ngarkuar me ushqimet ishte kthyer në banesë, ndërsa i zoti jo. Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet.

Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë, e cila në këtë zonë arrin deri në një metër. Ndërkohë që sot në mëngjes në Durrës është gjetur i pajetë një endacak në hyrje të portit. Ai është Viktor Dhima.

Ndërkohë që prej orëve të para të ditës së sotme është rikthyer dëbora në veri dhe verilindje të vendit. Në Shkodër, Kukës, Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe në qarkun e Dibrës shumë fshatra janë të izoluar.

Ndërkohë që në Tropojë, disa fshatra në Kukës, Elbasan, por edhe zona të tjera të thella vendit është pezulluar mësimi për shkak të bllokimit të rrugëve. Sipas ARRSH rrugët nacionale janë të kalueshme.

Artikulli paraprakARMATIMI QË U VODH NË PASHALIMAN: MES TYRE MIJËRA FISHEKË BLINDSHPUES
Artikulli tjetërQËLLOHET ME BRESHËRI GJATË NATËS NJË LOKAL, NUK KA TË LËNDUAR