Dyshime për terrorizëm. Avioni i “Easyjet”, ulje të detyruar në Gjermani

Një avion i nisur nga Sllovenia drejt Britanisë së Madhe bëri ulje të detyruar, pasi piloti u njoftua mbi një bisedë të dyshimtë me përmbajtje terroriste. Tri persona përfunduan në pranga, pasi fluturimi i “Easyjet” nga Lubjana drejt Stanstedit u devijua në Këln të Gjermanisë. Të 151 pasagjerët e tij u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet e tjera u pezulluan për 3 orë. Policia hodhi në erë me shpërthim të kontrolluar çantën e shpinës që kishte me vete njëri nga të dyshuarit. Vet avioni u inspektua me kujdes për lëndë eksplozive. “Easyjet” sqaroi se vendimi i kapitenit për ta ulur mjetin fluturues në tokë ishte marrë si masë paraprake për të lejuar verifikimet shtesë të sigurisë, me argumentin se siguria e pasagjerëve dhe personelit të fluturimit përbën për këtë kompani prioritetin numër një.

Artikulli paraprakRAPORTI I ANTIDROGËS ITALIANE: 2016, RRITJE E NARKOTRAFIKUT
Artikulli tjetërPESE GODITJE ME THIKË, ATENTAT NDAJ SHQIPTARIT