Performanca e Samir Handanoviç kundër Torinos, i ka shqetësuar shumë tifozët e Interit, por akoma më tepër edhe drejtuesit.

Dy gabime të sllovenit, që sollën barazimin e rezultatit, nuk mund të jenë të pranueshme për një ekip që kërkon të rivalizojë Juventusin.

Kështu, sipas sajtit spanjoll “fichajes.net”, Interi ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen e portës.

Duke parë moshën e vjetër të Handanoviç, media spanjolle shkruan se në horizontin e zikaltrëve, shfaqen emrat e Alfons Areola(PSG), Andre Onana(Ajaks), si dhe Thomas Strakosha(Lacio).

Të tre janë më pak se 23 vjeç, dhe kanë treguar aftësi të shkëlqyera mes dy shtyllave

Artikulli paraprakTË MOS SHKOSH TE DOKTORI DHE DENTISTI PËR TË KURSYER PARA, SHQIPTARËT TË PARËT NË EUROPË
Artikulli tjetërRAMA URON NDJEKËSIT ME PUBLIKIMIN E PAMJEVE TË SHQIPËRISË TURISTIKE: 324 MIJË VIZITORË MË SHUMË SIVJET