Kjo është historia personale e Klorinda Prekes, e diagnostikuar me kancer te gjirit ne moshën 53 vjeçare.

Ajo nuk nguron te tregoje për Star Plus betejën e saj për jetën . Fillimisht rrëfen se si konstatoi se mbarte ketë sëmundje e cila i ngjan një dënimi me vdekje Përjetimet e para ishin trishtuese jo vetem per Klorinden por për te gjithë familjen e cila asnjëherë nuk e la vetëm. Agoni e gjate ishte depistimi dhe kimeoterapite te cilat transformuan ate grua jo vetëm ne imazh por edhe shpirt.

Ne muajin e luftes ndaj kancerit kjo grua qe ben cdo dite luften e saj me semundjen ka nje apel per cdo grua. Onkologia Daniela Bega prej nje viti trajton nga afer kete grua, me te cilat i kane thyer barrierat e raportit te zakonshem mjek –pacient duke qene per te dhe nje mbeshtejtje e pakushtezuar dhe shtylle besimi. Vete onkologia ben apel grave dhe vajzave duke u nisur dhe nga ky rrefim

Kjo deshmi vjen ne muajin roze si nje histori e jetuar e nje gruaje e cila e konsideron veten te ringjallur, ndersa premton se kete jete te falur do e jetoje me shume pozitivitet duke mednuar me shume per shendetin e duke lene menjane cdo shqetesim qe me heret i dukej i rendesishem.

Artikulli paraprakRRUGA “LUGUÇEZME” E BRAKTISUR
Artikulli tjetërNDAHEN ÇMIMET PËR “MËSUESIN E VITIT”