Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku ka replikuar me një gjuhë të ashpër në Komisionin e Medias me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro në lidhje me projektligjin “anti-shpifje”.

Pedagogu theksoi se ligji që maxhoranca tenton ta kalojë në Kuvend bie ndesh me lirinë e medias dhe cenon rëndë interesin publik. Gjatë debatit, ish-ministrja braktisi komisionin duke i kërkuar Markut të tregojë kujdes në aspketin etik.

Debati në Komision:
Marku: Mos bëni ligje kot, sepse pavarësisht se ju bëni ligj dhe ne do ta vazhdojmë rezistencën. Ky ligj do të jetë vetëm një ligj thjesht në letër nëse e bëni, por ama do të jetë në turpin e atyre që e bëjnë. Shkel thellësisht lirinë e medias. Vetërregullimi dhe normat rregulluese janë qartësisht të ndara nga normat ligjore.

Marku: A ka mundësi se nuk kam ardhur në furgon!

Kumbaro: A ka mundësi zonja kryetare për procedurë?

Kryetarja: Jo, po flet Zoti Marku nuk ka përse

Kumbaro: Jeni në shkelje të rregullores

Marku: Pak edukatë, se je pedagoge. Nuk kam ardhur në furgon, po deshe dëgjo, po deshe dil. E keni bërë Kuvendin si furgon dhe doni ta bëni edhe median si furgon

Kumbaro: Qetësonin dhe ruani etikën

Marku: Më tregon edukatën. Po fole unë do ngrihem dhe do u bëj thirrje kolegëve të ikim

Kumbaro braktis komisionin…..

Artikulli paraprak“PSE SHPËTOVA, TË KISHA IKUR DHE UNË”! PËRLOTET SËRISH OFICERI QË HUMBI GRUAN, VAJZËN DHE MBESËN NËN RRËNOJA, E VETMJA GJË QË I KËRKON RAMËS
Artikulli tjetërNGA BESIM HAJDARMATAJ, MANJOLA KAJANA E ELISABETA IMERAJ’, KU DO TË TRANSFEROHEN PROKURORËT E KRIMEVE TË RËNDA PAS NGRITJES SË SPAK