Një shqiptar 45-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke e lyer me benzine dhe vënë zjarrin në Kalamata të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në kat të pestë dhe kanë qenë britmat e fuqishme të gruas ato që kanë alarmuar fqinjët.

Mënjëherë ata kanë lajmëruar zjarrfikëset pasi panë edhe tymin që dilte nga apartamenti i tyre.

Fqinjët shprehen se shkak ka qenë xhëlozia shkaku, pasi ndodhte shpesh që ata të grindeshin.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse, policia dhe ambluanca.
Gruaja ka marrë plagë serioze dhe është në gjendje të rëndë, ndërkohë që edhe burri ka përfunduar në spital pasi ka marrë disa plagë.

Për fat të mirë, fëmijët 14 dhe 18 vjeç nuk ndodheshin në shtëpi dhe nuk kanë parë skenën e frikshme.

Çështja u trajtua nga Drejtoria e Sigurisë në Kalamata, ku 45-vjeçari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe të dy janë shtruar në spital.

Artikulli paraprakDIGJET STALLA E LOPEVE,DYSHOHET ZJARREVENIE E QELLIMSHME
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 2.1 TON MISH PULE TË ARDHUR NGA POLONIA