Kjo është Fetije Selimi, e moshuara 75 vjecare, nga Guri i Zi të cilën jeta e ka destinuar të qëndrojë e vetme. Pa përkujdesjen e askujt natë, ditë, Fetija qendron në shtëpinë që pikon e shpesherë e pa ushqyer sepse nuk i ka mbetur më asnjë vend ku të shkojë për të lypur.

Me sytë që nuk reshtin së qari ajo tregon vetminë e kushtet e tmerrshme në të cilat jeton.

25 mijë lekë janë të ardhurat e vetme që duhet ti menaxhojë për gjatë gjithë muajit.

Por Farijes nuk i dalin as për të blerë ilacet të cilat i duhen për ftohjen që ka kaluar gjatë periudhës së dimrit kur dëbora dhe shiu depërtonin në banesë.

Të lypurit derë më derë është rutina e përditshme e saj, komshijtë mundohen ta ndihmojnë madje të gjitha orenditë shtëpiake ia kanë dhuruar ata por dhe donacionet të ndryshme.

E kaluara e Fetijes ka qënë mjaft e vështirë pas vdekjes së burrit ajo mbeti e vetme.

Ndërkohë , para 11 vitesh vitesh kjo grua mbeti e verbër, e ashtu më një sy ajo kërkon të shohë pak drite shprese, me apelin që dikush ti vijë ndihmë, të paktën për tu ushqyer.

 

Artikulli paraprakTURI I LLOGARIDHËNIES, BUSHATI NË PUKË
Artikulli tjetërBARDELI TAKON HOMOLOGUN ITALIAN