Hoteli ku po qëndron ekipi i Izraelit vijon të ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtesës ku janë akomoduar. Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit mban diçiturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi. Kjo përfaqësuese do të udhëtojë pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit. I gjithë aksi do të bllokohet deri në kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes. Tifozët janë të detyruar të udhëtojnë nga Durrësi, ndërsa hyrja për ta në stadium do të nisë 4 orë para fillimit të ndeshjes.

Artikulli paraprakTRUMP, PRESIDENTI I TRETË NË HISTORINË E AMERIKËS QË REFUZON RROGËN E PRESIDENTIT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA-IZRAEL, JA FORMACIONI KUQEZI