Edi Reja mund të jetë gati për një eksperiencë të re.

Vonesa për të zyrtarizuar akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit ka detyruar shumë klube që të hidhen në sulm për teknikun pa kontratë të kombëtares shqiptare.

Ditën e djeshme, në mediat italiane thuhej se interes për Rejën ka shfaqur Napoli, por një gjë e tillë është hedhur kategorikisht poshtë nga ana e 74-vjeçarit.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Napolin. Ndeshjen me Udinese e ndoqa nga shkallët e stadiumit, por vetëm kaq. Jam i bindur që Ancelotti do të jetë në gjendje të nxjerr klubin nga kjo situatë dhe të dal prej saj falë njohurive dhe përvojës së tij. Edhe të martën do të jem në “San Paolo” për të përshëndetur ish kapitenin, Marek Hamsik,” tha shkurtimisht Reja për televizionin zyrtar të klubit të Napolit.

Italiani pritej që të firmos një kontratë 4-vjeçare me Shqipërinë, të cilën e drejtoi në kualifikueset e Euro 2020, por me 3 fitore dhe një barazim nën drejtimin e tij nuk arriti që t’i kualifikojë në kompeticionin që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakTË PREKURIT NGA TËRMETI PO KTHEHEN NGA KOSOVA
Artikulli tjetërLDK-JA NUK LËSHON PE, INSISTON TA MARRË PRESIDENTIN