Ndeshja mes Marseille dhe Sporting nuk do të luhet në orën 18.45. Takimi i grupeve të Champions League do të fillojë në orën 19.00, pasi ekipi mysafir nga Lisbona ka vonuar për mbërritjen në Velodrome.

Asgjë për t’u shqetësuar për asnjërën prej skuadrave, me ndeshjen që do të luhet rregullisht. Portugezët kanë bërë një nisje të mirë të këtij edicioni në Champions League, pasi e shikojnë veten në vendin e parë me 6 pikë. Marseille është e fundit.

Artikulli paraprakCOVID19/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE, 47 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërTIRANA-LAÇI, AGJENDA E SUPERIORES PËSON NDRYSHIM, MËSONI ORËN DHE STADIUMIN KU DO LUHET NDESHJA