Një krim i rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku babai ka vrarë vajzën 12-vjeçe e më pas veten. Vrasja ndodhi në Rapperswil-Jona dhe në bazë të gjetjeve fillestare, policia dyshon se babai 54-vjeç vrau vajzën e tij dymbëdhjetë vjeçare dhe më pas veten.

Megjithatë rrethanat sesi ka ndodhur krimi janë ende të paqarta dhe po hetohet në lidhje me rastin. Nëna dhe fëmija më i madh, nuk ishin në shtëpi në kohën kur ndodhi krimi dhe tashme janë nën kujdes psikologjik.

Rrethanat e vrasjes janë duke u hetuar nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St.Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit St.Gallen. “Kjo përfshin shkakun e vdekjes së dy viktimave dhe motivin për krimin,” shpjegon Krüsi.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË MIJËRA DOZA TË VAKSINËS “PFIZER”, MANASTIRLIU: VAKSINOHUNI!
Artikulli tjetërTEMPERATURAT DO TË VIJNË NË RRITJE, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME