E rëndë është ngjarja e ndodhur në Greqi, ku 51-vjeçari masakroi me thikën e kuzhinës gruan e tij 41-vjeç.

51-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij, ndërsa është shprehur për autoritetet greke se e ka vrarë gruan e tij pasi dyshonte se e mashtronte.

“E vrava se po më mashtronte”, mësohet të ketë thënë 51-vjeçari.

Viktima ishte dhunuar barbarisht nga bashkëshorti para edhe se të ndërronte jetë.

“Së fundmi kisha marrë vesh se më tradhtonte. Prandaj isha bërë i dhunshëm ndaj saj. Natën pas ngjarjes u zbrita në mal, në Bohali. S’e kuptova që e kisha vrarë. Më vjen keq, por fatkeqësisht s’munda të bëja asgjë tjetër. Ajo më tradhtoi dhe unë e humba kontrollin”, ka thënë më tej ai.

Por ngjarja nuk përfundo këtu, pasi 41-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë, por më pas e kishte pranuar në shtëpi pasi i kishte ardhur keq, shkruajnë mediat greke, duke i kushtuar më tej jetën. 41-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur, u rrah pa mëshirë nga bashkëshorti dhe më pas i mori jetën duke e goditur atë më thikë në gjoks dhe në qafë.

Artikulli paraprakKISHTE DESTINACION GREQINË, ARRESTOHEN KATËR SHQIPTARË, PO TRANSPORTONIN KANABIS. SI LËVIZNIN ME DY MAKINA PËR T’I SHPËTUAR POLICISË
Artikulli tjetër“QEVERIA PUSHON, VJEDHJET JO”/ META: REVOLUCIONI ANTIKORRUPSION NUK NDALET, JEMI GATI PËR STINËN MË TË NXEHTË TË DENONCIMEVE