Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ndodhen në një deklaratë për mediat për reformën zgjedhore.

Deklarata vjen pasi mazhoranca votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare dhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Rama: Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensus se opozita joparlamentare refuzon të pranojë mosdepolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit çka është lëshimi i madh i bërë nga PS jo me hirin e objektivave të vet por pahirin e një nevojë për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë dje komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por edhe dhënien e pëlqimit për deputetën apo deputetin. Jemi në mes të dy palëve si shumicë, kemi konsensus të plotë përt atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto dy palë më vete nuk duan.

Ndërkohë reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese të kuvendit është i papranueshëm qoftë në aspektin etik, politik dhe kombëtar.

Artikulli paraprakZBULOHET ÇFARË I KËRKOI META NË TAKIM BASHËS
Artikulli tjetërRAMA-BASHËS: NËSE NUK E DO MË PAKTIN E 5 QERSHORIT E HEQIM