Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 90 punonjës zjarrfikës, 20 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 140 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

QARKU SHKODËR

Në fshatin Qerret të Pukës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës i Pukës ka ndërhyrë duke arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra dhe disa pemë frutore. Në fshatin Çast, Shkodër ka rënë zjarr. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra, si dhe 25 bagëti.

Artikulli paraprakRAMA: SHISH E TATIMET SKANER BIZNESEVE TË BOSËVE TË DROGËS
Artikulli tjetërNDËRTIMET PA LEJE, PROÇEDOHEN 3 SHTETAS