Sipas MeteoAlb: Vlerat e ulta barike do të kushtëzojnë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë paradites në zonat jugore dhe qendrorë, por skaji verior dhe veriperëndimi vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës.

Orët në vijim sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mesdita ruan thuajse vlera konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 4°C deri në 21-22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 6 ballë.

Artikulli paraprakSHKODER, NE KERKIM PER ‘SHPERDORIM DETYRE’, ARRESTOHET ARDIAN LOCI
Artikulli tjetërPËRPLASJET PËR EMËRIMET E DREJTORËVE TË RINJ/ RAMA MBLEDH SOT DREJTUESIT E PS-SË SHKODËR