Kryeministri Edi Rama ka dizenjuar shqiponjën e stilizuar në bluzën e kuqezinjve, kur janë porositur bluzat e Europianit.

Presidenti Duka ruan në arkivin e “iPhone”-it të tij një skicë fillestare të kësaj shqiponje, realizuar nga Edi Rama, dhe një shkëmbim në “whatsapp” mes tij e kryeministrit, pasi ky i fundit e ka intriguar fillimisht gjatë një bisede të lirë për organizimin e kuqezinjve për Europianin. Më pas, studioja që ka dizenjuar uniformat e ka zhvilluar idenë, duke krijuar uniformën më të bukur që kombëtarja ka pasur ndonjëherë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Europian, përveç kënaqësisë shumë të madhe që u ka dhënë të gjithë shqiptarëve kudo në botë, është komentuar se ka një efekt të madh edhe në ekonominë e vendit, raporton shqiptarja. Rama e ka mbajtur sekret këtë fakt nga frika mos humbiste kombëtarja. Me sa duket fitorja me Rumaninë, e ka çliruar.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË GREQI 29 VJEÇARI SHQIPTAR I KËRKUAR NGA GJERMANIA PËR DROGË
Artikulli tjetër“EURO 2016”, UELLSI I FRIKSHËM RRËMBEN KREUN