Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi.

Duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.

Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

I fundit kryeministër shqiptarë që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Çernomerdin, është Aleksandër Meksi gati një çerek shekulli më parë.

Kjo vizitë e kryeministrit Edi Rama në Kremlin, zhvillohet në një kohë kur mardhëniet Shqipëri Rusi janë në kuotat minimale.

Në mars të vitit 2018 Shqipëria iu bashkua vendeve europiane duke dëbuar dy diplomatë rus nga Tirana një veprim i koordinuar edhe me NATON.

Ata ishin Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, të dyshuar se nën petkun e diplomatit zhvillonin spiunazh për interesa të Rusisë.

Megjithëse Edi Rama e viziton Moskën si kreu i OSBE kjo do të jetë një mundësi e mirë për ti dhënë një qasje të re mardhënieve mes dy vendeve.

Artikulli paraprakANTI-SHPIFJA SJELL NË TIRANË KOMISIONIN E VENECIAS, OPINION PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR MEDIAN AUDIOVIZUALE
Artikulli tjetërFAMILJA MBAN PËRKUJTIMORE PËR KOBE BRYANT NË 24 SHKURT, JA SIMBOLIKA