Edison Suma është një prej dy efektivëve të zjarrëfikësve i cili shprehet se ka rrezikuar ndjeshëm për të mbetur në korent në tentativë për shpëtuar Haki Hoxhën, 74 vjeçari që nuk arriti t’i shpëtojë flakëve të zjarrit.

Suma rrëfen se si ka vepruar dhe vështirësitë me të cilat u përball. Më pas efektivi Suma ka marrë shkallët e godinës që ishte në flakë për t’u ulur poshtë por teksa ka shkuar vetëm 2 metër larg Haki Hoxhës, temperature aty sipas ka qenë deri në 500 gradë celcius dhe ka qenë e pamundur për ta përballuar.

Efektivi Suma por edhe drejtuesit e tjerë të zjarrëfikësve ngushëlluan familjen Hoxha dhe ndjejnë keqardhje që nuk arritën të shpëtojnë 74 vjeçarin Haki Hoxha që u dogj brenda banesës.

Artikulli paraprakMETA NËNKUPTON IKJEN E TAHIRIT NGA VLORA: DUHET TË MARRIM VENDIME TË RËNDËSISHME
Artikulli tjetërBASHKËSHORTJA E VIKTIMËS: JAM E TRONDITUR