Ekzekutimi i 62- vjetarit Haxhi Baçinovzki, dyshohet se është kryer pas një konflikti të hershëm për një borxh të pashlyer.

Referuar hetimeve të para nga policia e kryeqytetit, konflikti ka ndodhur për një shumë të madhe parash që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.

Ngjarja e rëndë u regjistruar mbrëmjen e të shtunës, në momentin që viktima kishte dalë për shëtitje me djalin e mitur, kur një person e ka qëlluar 3 herë dhe është larguar me motor në drejtim të zonës së Saukut, ku është ndihmuar nga një tjetër person. Policia e Tiranës ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Një konflikt i hershëm për një borxh të pashlyer dyshohet se është shkaku i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinovzki, ekzekutimi i të cilit u krye në kodrat e liqenit artificial.

Sipas hetimeve të para nga policia e kryeqytetit, konflikti ka ndodhur për një shumë të madhe parash që pretendohet se autori i detyrohej viktimës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës tek liqeni artificial, ndërsa ekzekutimi i 62-vjeçarit është kryer në sy të djalit të mitur, teksa kishin dalë për shëtitje.

Autori ka qëlluar 3 herë nga një distancë e afër, dhe më pas është larguar në këmbë, ku është ndihmuar nga një tjetër person për tu larguar drejt zonës së Saukut.

Djali i viktimës ka njohur autorin e vrasjes që është larguar më pas me motor, ndërsa policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili është një shtetas me inicialet I.M.

62-vjeçari Haxhi Baçinovzki ka qenë i dënuar 2 herë gjatë kohës së komunizmit për agjitacion e propagandë dhe nxitje të terrorit në bashkëpunim.

Artikulli paraprakBASHA: PROCEDIMET PENALE NUK E NDALIN PARTINË DEMOKRATIKE
Artikulli tjetërTURISTËT E HUAJ PASTROJNË GJIROKASTRËN