Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, nga një tjetër shqiptar. Hidri bashkëpunim me policinë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit, Ilir Hidri të ndodhur pak ditrë më parë në Ekuador. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të kryeqytetit të vendit të Amerikës Latine dhe për këtë krim kanë nisur hetimet nga disa polici njëkohësisht. Burime nga policia shqiptare kanë bërë të ditur se oficerët e Intepol Tiranës kanë nisur të hetojnë në lidhje me vrasjen e shqiptarit Hidri, 40 vjeç, i cili mësohet se jetonte në zonën e Vorës në Tiranë. Sipas këtyre burimeve, ekzekutori i tij dyshohet te jetë një tjetër shqiptar, i cili ka shkuar atje për të kryer këtë krim. Kjo pasi burime nga Interpol Tirana kanë bërë të ditur se, Hidri dyshohet se kishte nisur bashkëpunimin me policinë, në lidhje me një sasi të madhe kokaine që do të vinte nga Amerika Latine për në Europë. Ai dyshohet se ishte i infiltruar në këtë rrjet të trafikut. Ilir Hidri ishte prej 3 muajsh në Ekuador ku edhe kishte mbledhur informacione në lidhje me drogën që do të vinte në Europë. Trupi i Hidrit është ende në Ekuador, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të gjetur shqiptarin që qëlloi me 3 plumba në kokë Ilir Hidrin.

Artikulli paraprakLUKSEMBURG – SHQIPËRI, JA FORMACIONET ZYRTARE TË MIQËSORES
Artikulli tjetërKAPET NJË GOMONE NË TALE TË LEZHËS