Një ish-punonjës policie ka mbetur i vrarë mesditën e sotme rreth orës 14:35 pranë shkollës “At Zef Pllumi” në zonën e Selitës në kryeqytet.

Mësohet se viktimë ka mbetur ish-polici Arben Bilali, 50-vjec, i cili ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me disa persona të tjerë.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai ka marrë dy plumba, një në kokë dhe tjetrin në gjoks.

Arben Bilali ishte banor i zonës së Selitës.
Arben Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës.

Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç.

Ai u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e një bar-kafeje pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:Tiranë
Informacion paraprak
Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, TEK VLLAZNIA VJEN EDHE NJË SERB
Artikulli tjetërKOKAT E KRIMIT NË BURG, DO TË IZOLOHEN: PA KONTAKTE ME “USHTARËT” NË TERREN