Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi, në qytetin Artemida në rajonin e Atikës.

Sipas raportimeve të medieve helene, ai u qëllua me pesë plumba ditën e dielë (4 Mars) në një rrugicë pranë varrezave të qytetit, por është identifikuar sot.

Ditën e vrasjes, viktimës iu gjet një dokument i falsifikuar me emër të rremë. Në dokumentin që iu gjet, kishte identitet grek, por me fotografinë e tij.

Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës.

Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.

Viktima u gjet fillimisht i plagosur rreth orës 17:00, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet.

Artikulli paraprakTENSIONE NE MBLEDHJEN SHTABIT TE EMERGJENCAVE NE SHKODER
Artikulli tjetërPAS KRYESISË SË PD-SË BASHA:DISKUTIME E DEBATE POSITIVE