Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka në gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të eliminatoreve ka folur për ecurinë e kuqezinjve në kompeticionin që lamë pas, por edhe për të ardhmen e kombëtares, ku Liga e Kombeve starton vitin e ardhshëm.

Mbylljen e eliminatoreve të tretët në grup, Duka e ka cilësuar si mjaft pozitive, por ka theksuar se Shqipëria mund të kishte më tepër pikë në renditje. “Në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me Izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me Italinë ku mund të merrnim një pikë”, deklaroi Duka. I pyetur se cilën prej skemave parapëlqen më tepër, atë difensiv të De Biasit, apo atë ofensiv të Panuçit, Duka u përgjigj:

“ Futbolli ofensiv është më spektakolar, të ndërtosh atë skemë lojë është më e vështirë. Ai difensiv ka një skemë loje më të lehtë, por çdo trajner zgjedh strategjitë e veta”. Më tej Duka u shpreh i kënaqur për punën e trajnerit të ri, Panucci që sipas tij ka bërë maksimumin gjatë kësaj periudhe që ka drejtuar kuqezinjtë. “Në të tërën gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë, por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultat dhe në total është një punë e kënaqshme.

Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.” Vitin e ardhshëm starton Liga e Kombeve, ku Shqipëria gjendet në vazon C, dhe kjo për kreun e FSHF është një shans për të qenë sërish prezente në Europian, por edhe njlë mundësi për të aktivizuar më tepër lojtarë për shkak të programit të ngjeshur. “I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve dhe mendoj se objektivi Shqipërisë është jo grupi C, ku gjendemi, por grupi B.

Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jemi në C. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe në ndonjë rast në Botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip I fortë dhe kompetitiv. Ndoshta do të na duhet të aktivizohen më tepër lojtarë”, theksoj Duka.

Artikulli paraprakSHTETËSIA PËR KOSOVARËT? META: RREZIKOJMË LËVIZJEN E LIRË
Artikulli tjetërNË VIGJILJE TË FESTËS SË ZOJËS SË SHKODRËS