Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, la pas një sezon jo edhe aq pozitiv me Lazion ku forma e treguar nuk ishte nga më të mirat pas transferimit nga Napoli. Merkatoja për 28-vjeçarin rezervon surpriza, me Villarrealin që në orët e fundit ka pasur kontakte me Lazion për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport”, me të përditshmen italiane që thekson se ende nuk ka një ofertë konkrete nga ana e klubit spanjoll për Hysajn, me klubet që janë ende në stadin e kontakteve të para.

Tekniku i bardhekaltërve Mauricio Sarri do të ishte kundër largimit të Hysajt për momentin, me Lazion që ka alternativa të pakta në mbrojtje për të zëvendësuar futbollistin e kuqezi.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-HANI HOTIT, DY TË LËNDUAR
Artikulli tjetërE-ALBANIA JASHTË SHËRBIMIT/ “HAKERIMI, SI SKENAR HOLLIVUDIAN”, PD: QEVERIA PO MUNDOHET TË FSHEHË MË SHUMË SE TË ZBULOJË