Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë krijuar probleme në zonat malore.

Rruga e Tamarës ka vështirësi ndërsa ura në Vukël në njësinë Kelmend është shembur sërish nga rrjedha e përroit. Institucioni i prefektit i ka tërhequr vëmendjen përmes një shkrese strukturave të emergjencave civile të bashkive të cilat nuk monitorojnë dhe nuk sjell informacion për zonat që kanë në administrim. Në qarkun e Shkodrës situata nuk është shqetësuese ndërsa probleme ka në zonat malore.

Artikulli paraprakMINISTRI TAHIRI REAGON PAS PADISE NGA KLD
Artikulli tjetërRADOVANI: KËRKOJ QË QYTETI TË PASTROHET NGA MBETURINAT