Emigracioni në SHBA – Rreth 860 persona marrin ilegalisht shtetësinë amerikane

Jane 860 emigrantë kanë arritur të fitojnë në mënyrë të paligjshme shtetësinë amerikane. Të dhënat janë publikuar nga departamenti amerikan i sigurisë kombëtare, i cili thotë se të gjithë këta perosna kanë përfituar shtetësi duke përdorur të dhëna personale të rreme, si emra false, datat e lindjes apo të vendit po false. Ajo që vihet re është se emigranët ishin nga vende që përfaqësojnë një interes të vecantë për sigurinë kombetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në këtë mënyrë duhet ti nështrohen një ekazminimi të plotë. Mashtrimi është zbuluar pasi shenjat e reja të gishtave të këtyre shtetasve nuk janë gjetur në bazën e të dhënave përkatëse. Siç shpjegojne autoritet në departamentin e sigurisë, të cilat nuk japin detaje të tjera mbi shtesinë apo identitete te këtyre perosnave, fajtor për këtë situatë është sistemi i vjetër i padixhitalizuar jo elektronik. Eksaminimi i dytë tregoi se 953 perosna të tjerë të cilët edhe pse me urdhër deportimi kishin fituar të drejtën për të qëndruar në vend. Raporti gjithashtu nxori në pah se në data bazë nuk ekzistojnë shenjat e gishtave të rreth 315 mijë perosnave që janë deportuar. Kjo do të thotë se të gjtihë këta persona mund të jetojnë në shtetet ebahskuara të amerikës dhe për më tepër mund të punojnë në porte ose aeroporte persh. Sic raportohet nga mediat ndërkomëbatre, 72% e amerikanëve kanë kritikuar planin e Obamës për miratimin e refugjatëve. Sipas sondazheve, amerikanët janë kundër strehimit jo vetëm të refugjatëve siriane, por të cdo kombësie të Lidnjes së Mesme.

Artikulli paraprakLIGJET E REFORMES SHTYHEN ME 29 SHTATOR
Artikulli tjetërSHKUAN PER TE VJEDHUR,SHQIPTARET GJENDEN TE DEHUR NGA PRONARI