Kjo është përditshmëria në fshatitn Berdicë, rrugë të boshatisura, dyer të mbylluara e shtëpi me grila të ulur. Emigracioni është ulur këmbëkryq këtu, duke e kthyer fshatin dikur plot gjallëri në një vend pothuajse të braktisur.

Të vetmit që kanë mbetur për të ruajtur kujtimet dhe çelësat e shtëpive janë të moshuarit. Të rinjtë e familjet e reja kanë marrë rrugët e emigrimit në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, duke lënë pas prindërit dhe fshatin që po zbrazet ditë pas dite.

Banorët thonë se të rinjtë që janë larguar e shohin të ardhmen jashtë vendit të tyre, duke mos pranuar që të kthehen sërish. Berdica është sot pasqyra e qartë e plagës së madhe të emigrimit që po prek zonat rurale. dikur ky fshat ishte me plot jetë por sot në këtë zonë kanë mbetur vetëm kujtime nga e kaluara.

https://youtu.be/goWFJIzI4Ug

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, POLICIA PARANDALON NJË VRASJE
Artikulli tjetërSHKODËR, INVESTIME NË TRE IMPIANTE SPORTIVE