Skema e përfitimit të pensioneve u jep mundësi edhe shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që duke filluar nga mosha 18 vjeç të nisin pagesat e sigurimit vullnetar në mënyrë që të ardhmen të sigurojnë një pension sipas ligjeve dhe dispozitave në fuqi.

Nga skema e sigurimit vullnetar mund të bëhen përfitues edhe ata shtetas që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm, por në këtë rast sigurimi vullnetar shërben si mundësi për të rritur të ardhurat e tyre. Prej më se një viti drejtorët rajonale të Institutit të Sigurimeve Shqoërore në të gjithë vendin kanë nisur sensibilizimin e qytetarëve edhe përmes operatorëve në terren, në mënyrë që numri i shtetasve që bëhen pjesë e sigurimit vullnetar të jetë gjithnjë në rritje.

Ndërkohë shqiptarët që kanë një tjetër shtetësi mund të bëjnë sigurim vullnetar vetëm nga fillimi i vitit 1994 e deri në datën që kanë lënë shtetasinë shqiptare. Skema e sigurimit vullnetar u ka shërbyer veçanërisht shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kryesisht atyre emigrantë që në periudha të caktuara nuk kanë qenë ekonomikisht aktivë.

Përfitimiet e mundshme nga sigurimi vullnetar janë pensionet e pjesshme, të reduktuara dhe të plota të pleqërisë. Po ashtu pesnisonet e plota dhe të pjesshme të invaliditetit. Gjatë dy vitetve të fundit interesi për sigurimin vullnetar ka qenë gjithnjë në rritje. Kuota mujore e këtij sigurimi për vitin aktual është 5 184 lekë e barasvlefshme me 21.6% të pagesës minimale mujore të akorduar nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton përmes faqes zyrtare se në rastet kur bëhet parapagesë për muajin në vijim që në fillim të periudhave, është parashikuar 6% zbritje mbi shumën e pagesës vjetore dhe 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore.

Artikulli paraprakPETRIT VASILI PROPOZON MONIKA KRYEMADHIN SI KRYETARE TË LSI
Artikulli tjetërPROJEKTI I BE PËR THETHIN RREZIKON TË DESHTOJË