Emocione, lot dhe përqafime. Kjo është shprehia e situatës, kur i biri kthehet nga lufta, dhe i bën surprizë nënës së tij.

Ankthi i një nëne kur ka djalin në luftë është një ankth që mbaron vetëm kur ai kthehet në shtëpi dhe e përqafon.

Shkëlqim Hoxha, ushtar që ishte në Afganistan mendoi që kthimin në atdhe ta bënte në formë surprize, e për këtë ai nuk i tha gjë nënës së tij, por vendosi që të shkonte tek puna e saj.

Teksa pa të birin me rroba ushtarake, ajo harroi çdo gjë dhe me lot në sy u hodh në krah të tij, duke e përfaqur dhe duke shpërthyer në lot.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni.”-shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar videon në profilin e saj në Facebook.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/471765353433016/?__xts__%5B0%5D=68.ARDwMdTFIL2F-MkKISlidLk964-0-OyxaDJRfaFTSiPv7qOoQpXZ4znGdYfo6u_UpYIgukmJxWS08Nkdcl9c8_UWH5ahHh7Gm9Qc2zxTy-qDJBZ3iugxvEyqAe_K59d_kMJaV0zTosFVXiI3LCuP1PRbFfVnHEXiJsImUDF-t0_2pdwuMuNbsv4m1WaMPNJ4JOBiRhpWELKiOWvwq6ME6S8ZqA6fh_hpjob2kC0NomS2Smox48StakW_GiQ0zu9jYWBPWrG3mEi4B1gwRhMnFhXu02_EBvj1ZwXMScDSUY_4X5Fe1oLnGDCAddg2-UAXobnk_-f_91ZGHG8BOnVzj8t1YANUn7ky_FBl1A&__tn__=-R

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“VONESAT E MËTEJSHME DO ISHIN TË PAPËRGJEGJSHME”, MINISTRI GJERMAN: SHQIPËRIA E MAQEDONIA E VERIUT I PËRKASIN BE-SË
Artikulli tjetër“RRUGËTIMI PËR SHQIPËRINË”, PD ZBRET SOT NË KORÇË, BASHA: JA KU DO TË MBAHET TAKIMI, BASHKOHUNI!