Vilma Wong është kujdesur për shumë fëmijë gjatë karrierës së saj 32-vjeçare, por ajo kurrë nuk priste që të punonte së bashku me një prej tyre.

Në muajin shtator, si një infermiere në Spitalin e Fëmijëve të Lucile Packard në Meredith të Kalifornisë, Wong u prezantua me një koleg të ri i cili sapo kishte filluar të punonte në spital.

Emri i tij ishte Brandon Seminatore, prej dy vitesh pediatër, i cili po stërvitet për t’u bërë neurolog i fëmijëve.

Brandon ishte vetëm 28 vjeç, por Wong kishte bindjen se ajo e kishte takuar më parë atë. Kur e dëgjoi emrin e tij, e kuptoi se nga i erdhi kjo ndjesi.

Wong e pyeti Brandonin nëse babai i tij ishte oficer policie.

“Brandon ishte në ekipin tim dhe kujdesej për një nga pacientët e mi. E pyeta se kush ishte dhe emri i tij mu duk shumë i njohur. Vazhdova ta pyes se nga ishte dhe ai më tha se ishte nga San Jose, dhe se kishte lindur në se spitalin tonë.

Më kujtohet se isha infermierja kryesore për një fëmijë me të njëjtin emër. Për të konfirmuar dyshimin tim, e pyeta nëse babai i tij ishte një oficer policie. Dhe kishte një heshtje të madhe. Pastaj më pyeti nëse isha Vilma. Unë i thashë po!

Wong ishte kujdesur për Z. Seminatore 28 vjet më parë kur ai lindi para kohe në spital.

Prindërit e tij ishin të kënaqur që u bashkuan me infermieren që e kishte mbajtur gjallë djalin e tyre në vitin 1990.

Pasi gërmuan nëpër disa foto të vjetra, ata madje arritën të gjenin një foto të Wong që mbanin Brandonin në prehër si të porsalindur.

Takimi me Vilmën ishte një përvojë surrealiste“, tha Brandon.

“Kur Vilma e njohu emrin tim, me të vërtetë u suprizova kur mendova se isha një nga këto foshnje. Tani jam duke u kujdesur për foshnjat me infermieren që u kujdes për mua.”

Artikulli paraprakSOT SKOCI-SHQIPËRI, PANUCCI BLINDON MBROJTJEN: DUA TRE PIKË! MCLEISH: JANË TË FORTË
Artikulli tjetërVETTINGU, KPK SHKARKON NGA DETYRA PROKURORIN BUJAR HOTI